Bota Sport

VIDEO/ Klasike e çmendur në “Loro Boriçi”, Vllaznia dhe Tirana ndajnë pikët në javën e dytë të Superiores

video klasike e cmendur ne loro borici vllaznia dhe tirana ndajne piket ne javen e dyte te superiores





































Vllaznia dhe Tirana kanë ndarë pikët pas barazimit 2-2 në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë të Superiores.

bandicam 2024-08-25 22-27-30-506

Të parët që kaluan në avantazh ishin bardheblutë me Zharmuni. Ndërkohë në pjesën e parë Tirana ishte edhe e pafat pasi traversa i mohoi një tjetër gol.

Pjesa e dytë do të ishte më e zjarrtë me Balaj që riktheu baraspeshën në minutën e 55-të nga pika e bardhë e penalltisë.  Ndërkohë Ismajli kaloi në avantazh skuadrën e tij, por vetëm pas dy minutash Balaj i prishi festën duke shënuar një supergol nga goditja e dënimit.

Kështu mbyllet sfida dhe të dyja skuadrat dalin nga “Loro Boriçi” me nga 1 pikë.

VLLAZNIA 2-2 TIRANA

55′ (P), 78″ Balaj / 22′ Ualid Zharmoni, 75′ Ismajli

NGJARJET KRYESORE

90’+6′ Mbyllet sfida në barazim!

90′ Akordohen 6 minuta shtesë.

90′ Ualid Zharmoni humbet një shans të artë për ti dhuruar fitoren Tiranës. (VIDEO)

88’ Balaj tenton të shënojë golin e tretë me roveshatë, por Selmani arrin ta presë. (VIDEO)

85′ Edhe Gjumsi largohet nga fusha, zëvendësohjet nga Ndreca.

85′ Jago lë fushën e lojës dhe në vend të tij futet Çoba.

81′ Largohet Dodaj, ka minuta për Salën.

78′ GOOOL VLLAZNIA 2-2/ Balaj shënon një gol spektakolar nga goditja e dënimit duke rikthyer baraspeshën. (VIDEO)

75’ GOOOL TIRANA 1-2/ Haxhiu harkon nga këndorja dhe Ismajli gjuan drejt portës duke tronditur shkodranët. (VIDEO)

74′ Abel Abah del nga fusha e lojës, zëvendësohet nga Rimal Haxhiu.

63’ Ismajli gjuan me të majtën, shtylla i mohon golin e avantazhit. (VIDEO)

58′ Meta lë fushën e lojës, ka minuta për Dembele.

55′ GOOOL VLLAZNIA 1-1/ Balaj nuk gabon nga pika e bardhë e penalltisë dhe rikthen baraspeshën. (VIDEO)

51′ Mala ndëshkohet me karton të verdhë pasi ndali në mënyrë të gabuar Soler.

50′-53′ Pas një topi të prekur me dorë nga Kola në zonë, trajneri akordon 11-metërsh. (VIDEO)+ (VIDEO)

46′ Nis pjesa e dytë e sfidës, Krymi hyn në lojë në vend të Gurishtës.

45’+3′ Mbyllet pjesa e parë!

45′ Akordohen 3 minuta shtesë.

41’ Qato tenton të gjejë portën por topi shkon jashtë fushës.

36’ Tirana pranë golit të dytë, por shtylla dhe Stojanoviç ia mohon festën bardhebluve. (VIDEO)

32’ Prengaj nxjerr një top të gjatë drejt zonës, por as Ualid dhe as Soler nuk arrijnë ta kapin.

28’ Mala gjuan me të majtën nga goditja e dënimit por topi përfundon mbi traversë. (VIDEO)

22’ GOOOL TIRANA 0-1/ Pas një harkimi nga këndorja, Ualid Zharmoni gjen golin e avantazhit i cili përfiton dhe nga gabimi i portierit Qarrit. (VIDEO)

19′ Gurishta ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje të gabuar ndaj Prengajt.

17’ Qato avancon me topin drejt portës, Meta ndërhyn në mënyrë të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

15’ Prenga lëshon të djathtën potente drejt portës, traversa i mohon golin e sigurt. (VIDEO)

9’ Stojanoviç ndëshkohet me karton të verdhë për shkak të një ndërhyrje të gabuar ndaj Ualid.

5′ Kola pati një mundësi të mirë për të kaluar Tiranën në avantazh por nuk arriti të shënjestrojë si duhet topin. (VIDEO)

1′ Starton dueli!

FORMACIONET ZYRTARE

VLLAZNIA: Qarri, Gurishta, Juriç, Balaj, Mala, Deliu, Dodaj, Qato, Jago, Stojanoviç, Alivoda

Trajner: Tomas Brdariç

TIRANA: Selmani, Mici, Soler, Prengaj, Jonuzi, Abel, Ismajli, Meta, Gjumsi, Kola, Ualid Zharmoni

Trajner: Bledi Shkëmbi

WhatsApp Image 2024-08-25 at 19.54.44

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts