Bota

Dështojnë marrëveshjet/ Hamasi refuzon kushtet e reja të Izraelit në bisedimet për armëpushim

deshtojne marreveshjet hamasi refuzon kushtet e reja te izraelit ne bisedimet per armepushim




































Hamasi ka thënë të dielën se ka refuzuar kushtet e reja të vendosura nga Izraeli në bisedimet për armëpushim në Gaza, duke vënë më dyshim gjasat për arritjen e një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës, raporton agjencia “Reuters”. 

lufta

Bisedimet kanë dështuar të japin rezultat për t’i dhënë fund luftës në Gaza që nisi më 7 tetor. Lufta filloi pas sulmit të Hamasit në territorin izraelit më 7 tetor. Izraeli si kundërpërgjigje nisi ofensivën në Gaza.

Pika kyçe, ku po stagnojnë negociatat të ndërmjetësuara nga SHBA-ja, Egjipti e Katari,  mbetet kërkesa e Izraelit për të pasur prezencë në korridorin Philadelphi, një vijë 14.5 kilometra përgjatë kufirit jugor të Gazës me Egjiptin.

Hamasi tha se Izraeli është tërhequr nga zotimi për t’i larguar trupat nga Korridori dhe ka vendosur kushte të reja, duke përfshirë kontrollin e palestinezëve të zhvendosur ndërsa ata kthehen në veriun e populluar të Gazës kur të nisë armëpushimi.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts