Çështja e Kosovës, qe më së shumti temë diskutimi mes shefit të CIA-s, William Burns me zyrtarët serbë, në vizitën e tij që pati së fundi në Beograd.
Kështu raporton gjiganti mediatik ndërkombëtar BBC në shërbimin e saj serb, referuar disa burimeve megjithëse jozyrtare.
”Temat me zyrtarët serbë kanë qenë më shumë politike sesa inteligjencë dhe në takime më së shumti është diskutuar për Kosovën, mëson jozyrtarisht BBC”, thuhet në artikullin e tyre.
Kosova qe destinacioni i fundit i këtij turneu vizitash të shefit të CIA-s.
Në Prishtinë, më 22 gusht, Burns u takua me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani dhe shefin e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI) Petrit Ajeti.
Derisa pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, ky e ka falënderuar publikisht shefin e CIA-s, Burnsin, për mbështetjen që i ka dhënë Kosovës.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co