Sport

AF Elbasani-Teuta, Roberto Bordin: Verdh e Blutë, luajnë për fitore në çdo ndeshje

af elbasani teuta roberto bordin verdh e blute luajne per fitore ne cdo ndeshje
af elbasani teuta roberto bordin verdh e blute luajne per fitore ne cdo ndeshje

Verdh e Blutë do të luajnë këtë të Hënë në orën 20.00 në stadiumin “Elbasan Arena ” përballë Teutës së Durrësit .Kjo ndeshje pritet me interes të jashtëzakonshëm nga elbasanasit të cilët priten të jenë disa mijëra në shkallët e stadiumit sonte. Ndërkaq trajneri i AF Elbasanit shprehet i bindur se Verdh e Blutë nuk do zhgënjejnë sonte. Roberto Bordin u shpreh gjatë komunikimit me mediat se AF Elbasani  luan  për fitore në çdo ndeshje:

“Normalisht ndeshja me Teutën që do zhvillohet këte të Hënë në Elbasan Arena është shumë e rëndësishme pasi do luajmë në shtëpi para tifozëve tanë. Duhet të jemi super të përqendruar, sepse nuk do të jetë e thjeshtë për të arritur rezultatin final. Megjithatë, është po aq e rëndësishme të bëjmë një paraqitje të mirë para tifozëve tanë.

Kemi marrë informacionin e mjaftueshëm për ekipin kundërshtar. Ekipin e Teutës e kam parë edhe nga viti i kaluar, trajneri është po i njëjti, ku e kemi analizuar si skuadër. Kemi edhe ditën e sotme për ta përgatitur dhe besoj se jemi gati. Është një skuadër që ka individë të mirë, por siç e thashë luajmë para tifozëve tanë dhe duhet që ta fitojmë.

Pikë së pari më vjen keq për vetë ata, sepse duan të jenë pjesë e grupit dhe gati. Gjithashtu edhe ne si staf, pasi duam të kemi sa më shumë zgjedhje dhe alternativa. E rëndësishme është që të gjithë ata që kanë pasur dëmtime të vogla janë në rrugë të mbarë, ku A. Kasa rikuperohet për ndeshjen e radhës. Megjithatë, nuk jam i shqetësuar, sepse kemi shumë lojtarë dhe ata që do luajnë do të bëjnë një ndeshje të mirë.

Merkato mbyllet pas disa ditësh dhe të gjitha llogaritë do t’i bëjmë pasi ajo të mbyllet. Javën e kaluar luajtëm me një skuadër me cilësi, por ekipi ynë reagoi mirë, duke marrë parasysh se jemi skuadra e sapo ngjitur në Superligë. Në Elbasan vlerësoj shumë tifozerinë. Ma kanë shpjeguar, por edhe vetë e kam parë dhe e ndjej mbështetjen e tifozëve, siç e pamë edhe javën e parë që ishte e larte. Besoj se do të jetë akoma edhe më e madhe në ndeshjen e parë në shtëpi. Janë një shtytje e madhe për lojtarët në fushë, u shpreh Bordin.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts