Shqiperia

Nga vjedhja e fondit të xhamisë te falsifikimi i monedhave, arrestohen 7 persona në Tiranë

nga vjedhja e fondit te xhamise te falsifikimi i monedhave arrestohen 7 persona ne tirane
nga vjedhja e fondit te xhamise te falsifikimi i monedhave arrestohen 7 persona ne tirane

Policia e Tiranës ka arrestuar 7 persona për vepra të ndryshme penale.

Mes të arrestuarve është edhe një 32-vjeçar, i cili dyshohet se autor i vjedhjes së një shume parash në një xhami në Tapizë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasin G. A., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka tentuar të vjedhë një shumë parash, në një xhami në Tapizë.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar ekzekutuan vendimin penal për shtetasin në kërkim D. K., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 3 muaj burgim për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”.

Njoftimi zyrtar

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasit F. D., 24 vjeç, dhe B. M., 40 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi gjatë kontrolleve fizike, shërbimet e Policisë, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar ekzekutuan vendimin penal për shtetasin në kërkim D. K., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 3 muaj burgim për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin B. K., 40 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin A. B., 24 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, parashikuar nga nenet 90 dhe 323 të Kodit Penal. Shtetasi A. B., për motive të dobëta dyshohet se ka goditur me grusht shtetasin V. D., 56 vjeç, banues në Tiranë, si dhe pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se ka thyer masën e sigurimit personal “Arrest në shtëpi”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasin G. A., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka tentuar të vjedhë një shumë parash, në një xhami në Tapizë.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasin O. N., 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën dytësore “Teodor Keko”, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, ka aksidentuar shtetasin L. G., 46 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluaj Prokurorisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts