Bota

Kievi pa energji elektrike dhe ujë, Rusia kryen sulm masiv ajror në Ukrainë

kievi pa energji elektrike dhe uje rusia kryen sulm masiv ajror ne ukraine
kievi pa energji elektrike dhe uje rusia kryen sulm masiv ajror ne ukraine

Autoriteti shtetëror i energjisë i Ukrainës njoftoi se po aplikon ndërprerje emergjente të energjisë pas një sulmi masiv me dronë dhe raketa nga Rusia në Kiev dhe qytete të tjera ukrainase më 26 gusht.

Kryetari i Kievit, Vitali Klitçko, tha se furnizimi me ujë dhe energji elektrike në disa pjesë të kryeqytetit është ndërprerë ndërsa Rusia nisi sulmin e saj në shkallë të gjerë gjatë orëve të para të mëngjesit.

Në një mesazh, zyra e Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, dënoi siç e quajti ai “dëshirën e Rusisë për të shkatërruar sektorin” ukrainas të energjisë dhe premtoi se kjo “do t’i kushtojë shumë Rusisë,” përfshirë infrastrukturën e saj.

Ndërkohë, shefi i stafit të presidentit ukrainas, Andriy Yermak, u bëri thirrje aleatëve të Kievit të lejojnë Ukrainën të përdorë armët me të cilat e ka furnizuar Perëndimi për të kryer sulme me rreze të gjatë kundër Rusisë.

Yermak, tha se kjo do të “përshpejtojë fundin e terrorit rus”. Sipas zyrtarëve ukrainas, forcat ruse shënjestruan disa qytete ukrainase, duke vrarë të paktën tre persona dhe plagosur disa të tjerë. Një person u vra dhe një ndërtesë banimi u dëmtua në qytetin veriperëndimor të Lutskut, sipas kryetarit të qytetit, Ihor Polischuk.

Dy persona u vranë në rajonet Zaporizhja dhe Dnipropetrovsk, sipas autoriteteve lokale. Në rajonin Poltava, pesë persona u plagosën pasi një objekt industrial u godit.

Tre shpërthime u raportuan në rajonin e Vinitsia. Më herët, 16 rajone në Ukrainë, përfshirë kryeqytetin Kiev, ishin nën alarme të reja për sulme ajrore pas sulmeve me valë dronësh nga Rusia më 26 gusht.

Komanda e Forcave Ajrore të Ukrainës kishte paralajmëruar qytetarët që të mos injorojnë alarmin e sulmit ajror pasi kishte zbuluar ngritjen e 11 bombarduesve rusë ‘Tu-95MS’.

Komanda shtoi se kishte zbuluar lëvizje dronësh në disa rajone dhe në Kiev, ndërsa Marina e Ukrainës tha se në Detin e Zi gjendeshin katër anije ruse që mbanin deri në 28 raketa lundrimi Kalibr.

Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë pretendoi se 20 dronë ukrainas ishin shkatërruar gjatë natës.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts