Shqiperia

“Anëtarësimi në BE, prioriteti ynë strategjik”, ministri Hasani konferencë me Tanja Fajon: Sllovenia, avokate e fuqishme për perspektivën evropiane të rajonit

anetaresimi ne be prioriteti yne strategjik ministri hasani konference me tanja fajon sllovenia avokate e fuqishme per perspektiven evropiane te rajonit
anetaresimi ne be prioriteti yne strategjik ministri hasani konference me tanja fajon sllovenia avokate e fuqishme per perspektiven evropiane te rajonit

Ministri i Jashtëm Igli Hasani, po mban një konferencë të përbashkët me homologen e tij sllovene Tanja Fajon.

Ai u shpreh se Fajon është mikeshë e Shqipërisë dhe përkrahëse e integrimit tonë në Bashkimin Europian.

“Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm në përmbushjen e reformave për anëtarësimin në Union dhe përparim të vazhdueshëm në Reformën e Drejtësisë dhe luftën ndaj krimit të organizuar. Qeveria shqiptare është e vendosur të përmbushë standardet e larta për anëtarësim”, u shpreh ai.

Kryediplomati shqiptar shtoi se Sllovenia është një avokate e fuqishme për perspektivën evropiane dhe të Shqipërisë dhe rajonit

“Anëtarësimi në BE mbetet prioriteti ynë strategjik”, tha Hasani.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts