Tentoi të korruptojë policin e Rrugores, e pëson 19-vjeçari në Kavajë (VIDEO)

tentoi te korruptoje policin e rrugores e peson 19 vjecari ne kavaje video
tentoi te korruptoje policin e rrugores e peson 19 vjecari ne kavaje video

Një 19-vjeçar me i identifikuar si K.S., është proceduar penalisht pasi tentoi të korruptojë një efektiv të rrugores.

Sipas komunikatës 19-vjeçar ishte i pajisur rishtazi me leje drejtimi, po drejtonte një automjet me fuqi motorike më të lartë se ajo e parashikuar nga Kodi Rrugor, për periudhën fillestare të vlefshmërisë së lejes së drejtimi.

Policia thotë se ky shtetas u ndëshkua administrativisht për shkeljen e kryer, me 12 000 lekë dhe me pezullim të lejes së drejtimit, për 6 muaj.

[embedded content]

Njoftimi i policisë:

Kavajë/Tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë Rrugore, për të mos u ndëshkuar administrativisht, për drejtim të një automjeti me fuqi më të lartë motorike se sa i lejohej, procedohet penalisht 19-vjeçari.

Gjithashtu, ky shtetas u ndëshkua administrativisht për shkeljen e kryer, me 12 000 lekë dhe me pezullim të lejes së drejtimit, për 6 muaj.

Në vijim të monitorimit të akseve rrugore të rrethit, me qëllim parandalimin e aksidenteve, shërbimet e Policisë Rrugore të Kavajës kanë ndaluar për verifikime automjetin me drejtues shtetasin K. S.. Nga verifikimet ka rezultuar se ky shtetas, i pajisur rishtazi me leje drejtimi, po drejtonte një automjet me fuqi motorike më të lartë se ajo e parashikuar nga Kodi Rrugor, për periudhën fillestare të vlefshmërisë së lejes së drejtimi.

Gjatë kryerjes së veprimeve procedurale për shkeljen, shtetasi K. S. iu ka ofruar punonjësve të Policisë Rrugore, 2000 lekë, që të mos u ndëshkonte administrativisht.

Për këtë paligjshmëri, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për shtetasin K. S., 19 vjeç, banues në fshatin Ndroq, Tiranë, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, ndërsa për shkeljen e kryer ky shtetas u ndëshkua me masa administrative, 12 000 lekë dhe me pezullim të lejes së drejtimit, për 6 muaj, në bazë të neneve 117/1/4, 123/3 dhe 123/5 të Kodit Rrugor.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →