Bota Sport

Shënon tripletë në përmbysjen ndaj Ipsuiçit, Haland rikthehet në “përbindësh”: Mezi e prisja

shenon triplete ne permbysjen ndaj ipsuicit haland rikthehet ne perbindesh mezi e prisja




































Erling Haland shënoi tregolëshin e parë këtë sezon në javën e dytë të Premier Ligës kundër Ipsuiç Taunit, e cila ndihmoi për të përmbysur “Tractor Boys”, që kishin kaluar që në minutën e shtatë në avantazh me Szmodiks.halandKampionët e Anglisë, që panë t’u rikthehej në fushë edhe ish-kapiteni Ilkai Gyndoan, pasi kompletoi transferimin e tij në “Etihad” një vit pasi u largua drejt Barcelonës, morën fitoren e dytë në po kaq javë të kampionatit. Për Halandin ishte tripleta numër 10 me fanellën e “qytetarëve” dhe e 23-ta në karrierën e tij. Ndërkohë që golin tjetër për skuadrën e Guardiolës e shënoi Kevin de Bryjne. Edhe për mesfushorin belg ishte një shifër jubilare, ndërsa shënoi golin e 150-të në karrierën me Sitin. “Ishte ndeshja e parë e sezonit në shtëpi, kështu që të gjithë e prisnim me padurim. Jam i lumtur që e nis në këtë mënyrë. Ne u përpoqëm të shënonim edhe një gol, por nuk ndodhi deri në fund. Jemi të kënaqur me fitoren dhe kjo është ajo që është e rëndësishme”, tha sulmuesi norvegjez. Ai komentoi edhe Savinjon, talentin që i është shtuar këtë sezon “qytetarëve”, i cili po ambientohet shumë mirë me skuadrën e re. “Ai ka qenë i mahnitshëm deri tani. Ne jemi shumë të lumtur për këdo që kemi në skuadër dhe të gjithë që vijnë”. Dhe në fund edhe komenti për rikthimin e Gyndoanit: “Unë e pash dje në dhomën e trajtimit. Ishte normale ta shikoje. Është bukur që e kemi sërish. Ai është një futbollist i mrekullueshëm dhe unë mezi pres që të luaj sërish me të”.

STATISTIKAT – Kjo ishte hera e parë që Mançester Siti hodhi në fushë një formacion të pandryshuar nga ndeshja e fundit që prej marsit 2022 kundër Kristal Palasit. Secila nga katër goditjet e para të kësaj ndeshjeje përfundoi në rrjetë, duke bërë që kjo të ndodhë për herë të parë në një ndeshje të Premier Ligës që prej 2006-07. Të shtatë tipletat e Halandit në Premier Ligë janë shënuar në “Etihad”. Vetëm Tieri Henri ka shënuar më shumë në këtë kompeticion, ndërsa 100% e tyre (8) kanë qenë në të njëjtin stadium (Highbury). De Bryjne ka shënuar dhe asistuar në 26 ndeshje të Premier Ligë, më shumë se çdo lojtar tjetër i Mançester Sitit në kompeticion. Ndërsa vetëm Mohamed Salah (32) ka bërë më shumë që prej debutimit të mesfushorit belg në Premier Ligë me Sitin, në shtator 2015.

ANDROKLI DRALO-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts