Bota

Gjykata e Moskës lëshon urdhër-arrest për një anëtar tjetër të ekipit të Navalnit/ Zbardhen detaje lidhur me akuzat

gjykata e moskes leshon urdher arrest per nje anetar tjeter te ekipit te navalnit zbardhen detaje lidhur me akuzat
gjykata e moskes leshon urdher arrest per nje anetar tjeter te ekipit te navalnit zbardhen detaje lidhur me akuzat

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me lëshoimin e një urdhër arresti më 26 gusht për Aleksandra Frolova, një anëtare që jeton në mërgim nga ekipi i politikanit të ndjerë të opozitës ruse, Aleksei Navalnit. Javën e kaluar, gjykata e njëjtë lëshoi një fletarrestim për Nina Volokhonskaya,një producente në mërgim në kanalin ‘YouTube Navalny LIVE’. Në mesin e gushtit, Frolova dhe Volokhonskaya u shtuan në listën e të kërkuarve të Rusisë për dyshime se kanë marrë pjesë në aktivitete të një grupi ekstremist.

Në qershor 2021, autoritetet ruse shpallën Fondin për Luftën kundër Korrupsionit dhe shtabet e Aleksei Navalnit si organizata ekstremiste. Pas kësaj, rrjeti i shtabeve rajonale u shpërbë, dhe shumë mbështetës të opozitarit u larguan nga Rusia nën kërcënimin e ndjekjes penale. Navalni vdiq në rrethana të dyshimta në shkurt të vitit 2024. Nëse arrestohen dhe dënohen, të dyja gratë përballen me deri në gjashtë vjet burg, shkruajnë mediat e huaja.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts