Sport

Fonseca “tërbon” tifozët, menjëherë del në skenë Allegri, por Ibra shkund ekipin (VIDEO)

fonseca terbon tifozet menjehere del ne skene allegri por ibra shkund ekipin video
fonseca terbon tifozet menjehere del ne skene allegri por ibra shkund ekipin video

1 pikë në 2 ndeshje, 4 gola të pësuar, janë shifra që shqetësojnë jashtëzakonisht shumë ambientin në shtëpinë e “djallit”. Me Fonseca-n në stol, Milan i ka bërë një nisje shumë të keqe këtij sezoni të ri, madje tifozët kanë nisur menjëherë kontestimet e para, duke shkuar deri aty sa kërkojnë shkarkimin e tij. Në Itali, edhe mediat po i japin zë këtij diskutimi, madje që tani flitet për një opsion që josh të gjithë, një rikthim të bujshëm të Max Allegrit. Sigurisht këto për momentin jashtë thjeshtë hipoteza, zëra mediatik pasi është e pamundur të vihet në jetë një skenar i tillë në këtë pikë të sezonit.

[embedded content]

Fakt është që Milan shfaqi shumë probleme edhe në Tardini përballë Parmas, mbi të gjitha në fazën ofensive ku janë shumë të prekshëm. La Gazzetta dello Sport zbulon se menjëherë pas ndeshjes, Zlatan Ibrahimovic zbriti në dhomat e zhveshjes ku mbajti dhe një fjalim përpara ekipit: “Skuadra është, ka cilësi, është e kompletuar, tani duhet të jeni të motivuar”, mësohet të këtë thënë Ibra përpara ekipit.

Pra, edhe sipas Ibrës, problemi është në kokë, është më shumë psikologjik. Ibra dhe tifozët presin që reagim të shpejtë nga ekipi duke nisur nga sfida e radhës, transferta përballë Lazios.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts