Liverpool fiton sërish. Skuadra e holandezit Arne Slot arrin suksesin e dytë në kampioant, duke mposhtur pa shumë probleme skuadrën e Brentford. Ndeshja e parë për “The Reds” përpara tifozerisë së saj në Anfield shkoi sipas parashikimeve. Liverpool shënoi nga një gol në çdo pjesë për të siguruar 3 pikët, që e bashkëngjisin me Arsenal dhe Cityn në krye të renditjes, me të cilët “Reds-at” mendohet se me shumë gjasa do të duelojnë për titull deri në fund. Goli i parë u realizua nga Luiz Diaz që në minutën e 15-të pas një kundërsulmi të shpejtë, ndërkohë në pjesën e dytë Mo Salah nxorri nga repertori i tij një xhest mjaft të bukur teknik, duke realizuar të dytin e ndeshjes e për t’i fiksuar shifrat përfundimtare në 2-0.
Në përfundim të sfidës Arne Slot u shpreh i kënaqur për performancën e të tijëve: Performum shumë mirë sot, sidomos faza difensive. I kontrolluam shumë mirë, sidomos në kundërsulme. Krijuam shumë raste sidomos në pjesën e dytë”. Në fund ai u shpreh edhe lidhur me frustrimin e treguar nga Trent Alekxandes Arnold pas zëvendësimit: E kuptoj shumë mirë reagimin e Trent. Çdo futbollist dëshiron të luajë 90 minuta. Lojtarët e stolit do ta kenë mirëpritur zgjedhjen time”, përfundoi tekniku holandez.
Fiton edhe Çelsi. Skuadra e teknikut Enzo Maresca triumfoi 2-6 në transfertë ndaj Wolverhampton. Fitorja e parë për “Blutë e Londrës” në kampionat që erdhi në mënyrë spektakolare me plotë 6 gola të shënuar. Pjesa e parë ishte më e balancuar me vendasit që u përgjigjes dy herë golave të Çelsit të cilët realizuan me Jackson dhe Palmer. Pjesa e dytë ishte Madueke “Show”. 22 vjeçari shënoi 3 herë në portën e vendasve në 14 minuta lojë, duke mbyllur praktikisht llogaritë. Festivalin e golave e mbylli Joao Felix 10 minuta nga fundit i ndeshjes. Me këtë fitore Çelsi ngjitet në kuotën e 3 pikëve.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co