Sport

NOTAT/ Ismajli feston në kryeqytet, Empoli thyen Romën, bie Atalanta e Gjimshitit (VIDEO)

notat ismajli feston ne kryeqytet empoli thyen romen bie atalanta e gjimshitit video
notat ismajli feston ne kryeqytet empoli thyen romen bie atalanta e gjimshitit video

Me apo pa Dybala, te Roma nuk ndryshon asgjë. 1 pikë në 2 ndeshje janë shumë pak për ekipin e De Rossit. Empoli i rezervoi një surprizë të hidhur brenda në kryeqytet duke i shkaktuar një humbje 2-1. Jo vetëm rezultati, por dhe loja e shfaqur la shumë për të dëshiruar. Gyasi i ndëshkoi në fundin e pjesës së parë, ndërsa me fillimin e pjesës së dytë, Colombo dyfishoi shifrat.

[embedded content]

Roma u përpoq të rikthehej në lojë, por goli i Shomurodov erdhi vonë në minutën e 80-të. Titullar dhe 90 minuta u aktivizua Adrian Ismajli, i vlerësuar me notën 7,3. Nuk e priti mirë këtë humbje Daniele de Rossi: “Nuk jam i kënaqur me asnjë, këto lojtarë mund të bëjnë më shumë. Kur humbet në shtëpi askush nuk mund të jetë i kënaqur me askënd. Kjo ishte një ndeshje që duhej ta kishim fituar, na mungoi gjithçka, energjia, intensiteti, gjithçka”, u shpreh De Rossi pas ndeshjes.

[embedded content]

Pas fitores në javën e parë, Atalanta bie në transfertë përballë Torinos. Ekipi i Gasperinit krijoi iluzionin se do ta kalonin këtë pengesë teksa ishin të parë që kaluan në avantazh me Retegui. “Demat” reaguan shpejt me Ilic i cili me një parabël të bukur barazoi shifrat në 1-1 në minutën e 31-të. Torino befasoi bergamaskët me fillimin e pjesës së dytë, teksa Adams përmbysi shifrat në 2-1, rezultat që nuk ndryshoi deri në fund. Berat Gjimshiti luajti 90 minuta të plota, por nuk ishte në ditën e tij më të mirë, i vlerësuar me notën 6,2 dhe i ndëshkuar me karton të verdhë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts