Bota

FOTO/ Presidenti Bajram Begaj dekreton rektorët e rinj të universiteteve publike

foto presidenti bajram begaj dekreton rektoret e rinj te universiteteve publike





































Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka dekretuar sot (26 gusht) rektorët e universiteteve publike në vend, të dalë nga zgjedhjet e fundit në institucionet e arsimit të lartë.

begaj me rektoret

Ceremonia është zhvilluar në Presidencë ku rektorët e zgjedhur kanë marrë nga kreu i shtetit dekretin që zyrtarizon nisjen e mandatit tw tyre.

“Në mbështetje të nenit 92, shkronja “g”, nenit 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, nenit 39, pika 8 e ligjit nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, si dhe mbi bazën e rezultateve të zgjedhjeve për organet dhe autoritetet drejtuese në universitetet publike, përcjellë nga Ministri i Arsimit dhe Sportit, dekretova emërimet e rektorëve të universiteteve publike”, shkruan kreu i Shtetit, i cili ka publikuar edhe foto me rektorët.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts