Apple planifikon lançimin e iPhone, AirPods dhe orëve të reja në shtator

apple planifikon lancimin e iphone airpods dhe oreve te reja ne shtator
apple planifikon lancimin e iphone airpods dhe oreve te reja ne shtator

Kompania Apple po planifikon ngjarjen e saj më të madhe të lansimit të produkteve të këtij viti më 10 shtator.

Apple synon që në këtë datë të zbulojë iPhonët, orët dhe AirPods më të fundit, raportoi “Bloomberg News”.

Kompania po bën përgatitjet për këtë datë, edhe pse nuk është shpallur ende zyrtarisht.

Sipas analistëve, përmirësime të dukshme do të ketë në serinë e iPhone 16, veçanërisht në softuerin e këtij telefoni. Ai pritet të përfshijë veçori të inteligjencës artificiale dhe lansohet në një kohë kur rivalët si Samsungu kanë qenë më të shpejtë për të nxjerrë shërbime të ngjashme.

Gjatë konferencës së saj vjetore të zhvilluesve në qershor, Apple zbuloi një strategji të shumëpritur të inteligjencës artificiale, duke integruar teknologjinë e saj të re “Apple Intelligence” në grupin e saj të aplikacioneve, duke përfshirë Siri dhe duke sjellë OpenAI-në e ChatGPT-së në pajisjet e saj.

Apple mbetet ende tepër i varur nga shitjet e iPhonet.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →