Princ William ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-trajnerit të Anglisë, Sven-Göran Eriksson, në moshën 76-vjeçare.
Në një mesazh për familjen e ish- trajnerit, Princi i Uellsit e quajti Eriksson, një zotëri të vërtetë të lojës.
Përmes një postimi n “X”, William shprehet se është takuar disa herë me Sven-Göran Eriksson gjatë karrierës së tij, ku gjithmonë është impresionuar nga karizma dhe pasioni i tij për lojën.
“I trishtuar të dëgjoj për vdekjen e Sven-Göran Eriksson. E kam takuar disa herë si trajner i Anglisë dhe kam qenë gjithmonë i impresionuar nga karizma dhe pasioni i tij për lojën. Mendimet e mia janë me familjen dhe miqtë e tij. Një zotëri i vërtetë i lojës”, ka shkruar William.
Sad to hear about the passing of Sven-Göran Eriksson. I met him several times as England manager and was always struck by his charisma and passion for the game. My thoughts are with his family and friends. A true gentleman of the game. W
— The Prince and Princess of Wales (@KensingtonRoyal) August 26, 2024
Eriksson kishte kancer pankreatik dhe në fillim të vitit zbuloi se kishte vetëm një vit për të jetuar “në rastin më të mirë”.
“Sven-Goran Eriksson ka ndërruar jetë”, tha familja e tij në një deklaratë. “Pas një sëmundje të gjatë, SGE vdiq në mëngjes në shtëpi i rrethuar nga familja.”
Pak ditë më parë, Sven-Goran Eriksson dha një mesazh lamtumire në një dokumentar që pasqyron jetën e tij.
“Shpresoj se do të më mbani mend si një njeri pozitiv, që u përpoq të bënte gjithçka që mund të bënte. Mos ndjeni keqardhje, buzëqeshni. Faleminderit për gjithçka, trajnerë, lojtarë, shikues. Ka qenë fantastike. Kujdesuni për veten dhe për jetën tuaj. Jetoni”, ka thënë Eriksson ndër të tjera në dokumentarin, i cili do të publikohet më 23 gusht.
Suedezi suksesin si trajner e ka shijuar në Itali gjatë viteve 1990, ku ishte trajner i Sampdorias dhe pastaj Lazios, ekip me të cilin e fitoi titullin e kampionit në edicionin 1999/2000.
Së fundmi, Eriksson ka punuar si drejtor sportiv tek ekipi i kategorisë së tretë suedeze, IF Karlstad, por që në shkurt të vitit të shkuar dha dorëheqjen për arsye shëndetësore.
Gjatë karrierës së tij si trajner, Eriksson ka punuar edhe te Fiorentina e Roma, ndërsa në total ka regjistruar 437 ndeshje në Serie A. Ai gjithashtu ka qenë edhe te Benfica, Manchester City, Leicesteri dhe disa skuadra kineze. Krahas Anglisë ka drejtuar edhe Meksikën, Bregun e Fildishtë dhe Përfaqësuesen e Filipineve.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co