Kosova

Akuzë ndaj një serbi për krime lufte në Kosovë, ka kryer dhunë seksuale

akuze ndaj nje serbi per krime lufte ne kosove ka kryer dhune seksuale
akuze ndaj nje serbi per krime lufte ne kosove ka kryer dhune seksuale

Prokuroria Speciale në Kosovë ka ngritur akuzë kundër një të pandehuri për krime lufte. Ai dyshohet se ka kryer dhunë seksuale ndaj viktimës të nacionalitetit shqiptar gjatë luftës.

Në njoftim thuhet se “Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër të pandehurit Z.N, i nacionalitetit serb, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale Krim i luftës kundër popullsisë civile, e sanksionuar me nenin 142 lidhur me nenin 22 të RSFJ-së”.

“Hetimet kanë vërtetuar se gjatë periudhës kohore të luftës në Kosovë gjatë vitit 1998-1999, i pandehuri ka kryer dhunë seksuale si krim i luftës ndaj një viktimë të nacionalitetit shqiptar”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, çështja penale tashmë i ka kaluar në kompetencë Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë për procedurë të mëtejshme. “I pandehuri gjendet nën masën e sigurisë – paraburgim, sipas vendimit të Gjyqtarit të procedurës paraprake deri në një vendim të ri nga ana e gjykatës”, thuhet në njoftim.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts