Një atentat me armë zjarri është kryer pasditen e sotme (26 gusht) ndaj 46-vjeçarit Altin Hallili, i cili rezulton një person me precedentë kriminal.
Pas të shtënave me armë, ku nuk pati persona të lënduar, autorët janë larguar me një automjet tip “Hunday”, i cili është braktisur dhe vënë zjarri në fshatin Kozare.
Policia vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Ndërkohë, Altin Halili bëhet me dije se ka qenë i dënuar me 15 vite burg, pasi në vitin 1997 ka vrarë shtetasi Sokol Kaloshu në Rremas të Lushnjës.
46-vjeçari u lirua nga burgu në vitin 2010, pasi kreu dënimin.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co