Policia në Pogradec njofton se një 65-vjeçar është gjetur pa shenja rruge në fshatin Niçë.
Mësohet se 65-vjeçari është gjetur pa shenja jete 250 metra larg banesës së tij. Ai ka qenë duke kullotur bagëtitë. Nga këqyrja e trupit të këtij shtetasi nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.
“Pogradec/Informacion paraprak
Sot rreth orës 19:30, ka ndërruar jetë rrugës për në spital, shtetasi P. M, 65 vjeç, banues në fshatin Niçë, Pogradec.
Sipas deklarimeve të familjarëve, 65 vjeçari është gjetur i rrëzuar në tokë pa ndjenja në një distancë rreth 250 metra larg banesës ku po kulloste bagëtitë e tij.
Nga këqyrja e trupit të këtij shtetasi nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.
Pritet dalja e ekspertizës mjeko- ligjore për përcaktimin e shkakut të vdekjes.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të rastit”, njofton policia.
(Balkanweb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co