Bota

Gjykata lë në qeli pronarin e “Club Shqiponja”, e denoncuan striptistet në Kosovë për trafikim

gjykata le ne qeli pronarin e club shqiponja e denoncuan striptistet ne kosove per trafikim





































Dodë Rica, pronari i klubit “Shqiponja” në Durrës është lënë në qeli, pasi ai është arrestuar me kërkesë të drejtësisë së Kosovës. Dje gjykata dha vendimin për masën e sigurisë, ndërkohë që dosja për ekstradimin e tij do t’i kalojë Gjykatës së Tiranës.

dode rica

Rica është pronar i rrjetit të lokaleve të striptizmit në Shqipëri dhe Kosovë, “Club Shqiponja”, por një denoncim për shfrytëzim punonjësesh ka shkuar në prokuroritë e Kosovës e për pasojë ndaj tij është lëshuar një urdhër ndalim dhe u vu në pranga më 22 gusht, në Durrës.

Por dosja për procesin e ekstradimit drejt Kosovës i ka kaluar për kompetencë Prokurorisë dhe Gjykatës së Tiranës, pasi 47-vjeçari me origjinë nga Mirdita figuron banues në Tiranë, teksa akuzohet për “Trafikim të njerëzve në Kosovë”. Gjykata e Prishtinës kishte caktuar më parë masën e sigurisë “arrest në burg” në mungesë dhe policia shqiptare e ekzekutoi në qytetin e Durrësit vendimin javën e kaluar. Aktualisht ai ndodhet në procedura hetimore dhe ekstradimi.

Arrestimi i Ricës u krye në Durrës, pas denoncimeve të disa balerinave, shqiptare dhe të huaja, të cilat kishin punuar më parë në një nga klubet e tij, në Prishtinë. Ato e akuzojnë Ricën për trafikim të qenieve njerëzore dhe për sjelljen e tyre në mënyrë të jashtëligjshme për t’i punësuar në klubet e tij. Pas denoncimit, autoritetet kosovare informuan menjëherë homologët e Tiranës për lokalizimin dhe arrestimin e tij.

Gjykata e Durrësit e ka vlerësuar masën e sigurimit teksa bëhet me dije se akuzohet për veprën penale të “trafikimit të njerëzve”, sipas Kodit Penal të Kosovës.

Ndërkohë, Gjykata e Durrësit shpalli veten jokompetente për këtë çështje dhe vendosi që aktet të dërgohen në Gjykatën e Tiranës, e cila është kompetente për gjykimin e rastit me qëllim ekstradimi.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts