Shqiperia

Libra falas për 238 mijë nxënës, Rama: Mbështetje për familjet në prag të vitit të ri shkollor

libra falas per 238 mije nxenes rama mbeshtetje per familjet ne prag te vitit te ri shkollor
libra falas per 238 mije nxenes rama mbeshtetje per familjet ne prag te vitit te ri shkollor

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot në rrjetet sociale pamje nga nisja e shpërndarjes së librave falas për më shumë se 238 mijë nxënës të arsimit bazë dhe atij të mesëm.

Ai shkruan se kjo nisëm është një mbështetje për familjet në prag të fillimit të vitit të ri shkollor.

“MIRËMËNGJES dhe me fillimin e shpërndarjes së librave shkollorë FALAS për më shumë se 238 mijë nxënës të arsimit bazë dhe atij të mesëm, një mbështetje e drejtpërdrejtë për familjet në prag të vitit të ri shkollor, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts