Bota

Kërcënohet me armë zjarri një 32-vjeçar, policia vihet në ndjekje të autorit! Çfarë ndodhi mbrëmë në Tiranë

kercenohet me arme zjarri nje 32 vjecar policia vihet ne ndjekje te autorit cfare ndodhi mbreme ne tirane





































Një 32-vjeçar është kërcënuar me armë zjarri mbrëmjen djeshme në Rrugën e Dibrës, në Tiranë.

1611053162_tiranepolicia11024x576770x433

Sipas policisë, një shtetas ende i paidentifikuar dyshohet se ka kanosur me armë zjarri 32 vjeçarin me iniciale R.G, banues në Tiranë.

Ndërkohë po punohet për  identifikimin e kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi: 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga nenet 84 dhe 278/1 të Kodit Penal pasi më datë 26.08.2024, rreth orës 21:30, në Rrugën  e Dibrës, një shtetas ende i paidentifikuar dyshohet se ka kanosur me armë zjarri shtetasin R. G., 32 vjeç, banues në Tiranë. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts