Shqiperia

Bie aksidentalisht nga pallati ku po kryente punime, humb jetën 58-vjeçari

bie aksidentalisht nga pallati ku po kryente punime humb jeten 58 vjecari
bie aksidentalisht nga pallati ku po kryente punime humb jeten 58 vjecari

Një 58-vjeçar ka ndërruar jetë mesditën e kësaj të marte në Tiranë. Ngjarja e rëndë u regjistrua në kryqëzimin e rrugës “Dërvish Luzha”.

Sipas një njoftimi nga policia, K. I., 58 vjeç, dyshohet se aksidentalisht duke punuar, është rrëzuar nga lartësia e një pallati në ndërtim e sipër.

Më tej policia thotë se si pasojë e dëmtimeve të marra, punonjësi ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Teksa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 27.08.2024, në kryqëzimin e rrugës “Dërvish Luzha”, dyshohet se, aksidentalisht duke punuar, është rrëzuar nga lartësia e një pallati në ndërtim e sipër, shtetasi K. I., 58 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts