Mandati i Xhaçkës, ja kur do të shqyrtohet në seancë plenare/ PD-PS dakordësohen për…

mandati i xhackes ja kur do te shqyrtohet ne seance plenare pd ps dakordesohen per
mandati i xhackes ja kur do te shqyrtohet ne seance plenare pd ps dakordesohen per

Këshilli i Legjislacionit diskutoi për rreth 60 minuta mbi mandatin e deputetes socialiste Olta Xhaçka, bazuar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Demokratë dhe socialistë në Këshillin e Legjislacionit u dakordësuan që mocioni për Xhaçkën të shqyrtohet në seancën e parë të sesionit të ri parlamentar.

Nëse data 5 shtator nuk do të ishte ditë pushimi zyrtar (Shenjtërimi i Nënë Terezës), mocioni për mandatin e Xhaçkës do të shqyrtohej pikërisht të enjten e javës së ardhshme.

Në kushte të tilla, mocioni për mandatin e Xhaçkës do të shqyrtohet në javën e dytë të shtatorit.

Në mbledhjen e Këshillit të Legjislacionit debati kryesor ishte nëse seancës duhej ti paraqitej edhe një raport ose jo.

Socialistët kanë kërkuar që mos ketë një raport, por thjesht një vendim dhe të shoqërohet me konkluzionet, bazuar në vendimin e Kushtetueses. Ndërsa demokratët kanë këmbëngulur për hartimin e një raport që duhej të lexohej në seancë nga Kryetarja e Kuvendit.

Por me apo pa raport, ajo që është konkluduar nga Këshilli i Legjislacionit është që në seancën e parë të Kuvendit do të shqyrtohet mocioni për mandatin e deputetes Xhaçka. Më pas do të jetë Kuvendi që do të shprehet dhe vendimi i përcillet Gjykatës Kushtetuese.

Është kjo arsyeja që kjo e fundit i ka kërkuar Kuvendit të paraqesë qëndrimin apo vendimin e tij, lidhur me mandatin e Xhaçkës. Më pas Kushtetuesja do të shqyrtojë çështjen bazuar në vendimmarrjen përfundimtare të Kuvendit.

Për mbi dy vjet, në Kuvendin e Shqipërisë debatohet mbi mandatin e Xhaçkës. Demokratët këmbëngulin se ajo në konflikt të pastër interesi, për shkak se gjatë kohës që ishte ministre dhe deputete e PS-së, bashkëshorti i saj, Artan Gaxhi, fitoi statusin e investitorit strategjik.

Çështja është diskutuar në Kuvend, në Këshillin e Legjislacionit, deputetë të PD-së i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese, por socialistët nuk kanë pranuar që të dërgojnë në Kushtetuese mocionin.

Tashmë së fundmi duket se debati për mandatin e Xhacckës do të marrë rrugë dhe Kuvendi do të jetë i detyruar që t’i përcjellë Gjykatës Kushtetuese një mocion.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →