Sport

“Nuk tërhiqem, jo tani”, CR7 zbulon të ardhmen: Ja ku do ta mbyll karrierën

nuk terhiqem jo tani cr7 zbulon te ardhmen ja ku do ta mbyll karrieren

Mosha për një lojtar si C.Ronaldo është thjesht një numër, kështu pritet të jetë edhe për disa vite, pasi portugezi as që ka ndërmend të “var këpucët mbi gozhdë”. Për të gjitha ata që mendojnë të kundërtën, mbi të gjitha kur bëhet fjalë për përfaqësuesen portugeze, Ronaldo ka një përgjigje:

“Nuk e di se kur do të tërhiqem nga futbolli, e sigurt është se jo tani, mbase pas 2-3 vitesh, por jo tani. Me shumë mundësi do ta mbyll tek Al Nassr. Jam shumë i lumtur këtu, ndihem mirë në këtë vend, më pëlqen të luajë në Arabinë Saudite”, u shpreh Ronaldo për Record duke u ndalur më pas te kombëtarja:

Ronaldo
Ronaldo

“Jam gjithnjë krenar që përfaqësojë vendin tim, ngjyrat tona, ëndrrat tona. Për këtë motiv kur të vendos se do të largohem nga përfaqësuesja nuk do t’ia them askujt më herët, kjo pasi mendoj se do të jetë një vendim spontan”, theksoi CR7 për të përditshmen portugeze. Sipas të gjithë gjasave, nëse gjërat shkojnë sipas parashikimeve, Ronaldo të jetë pjesë e Portugalisë edhe në Botërorin e 2026.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts