Me një peizazhi piktoresk, Viaduct Millau është padiskutim një nga urat më të bukura në botë, një shembull i përsosur se ku inxhinieria takohet me artin. E ngritur mbi grykën Tarn në Francën jugore, Millau Viaduct është ura më e lartë në botë, me një lartësi strukturore prej 336,4 metrash.
Ndryshe nga urat e tjera të famshme, të cilat zakonisht lidhin dy pika me lartësi të ngjashme, Viaduct Millau ngrihet mbi shtatë kalata që variojnë nga 78 metra në 245 metra lartësi, secila e llogaritur në milimetra për të mundësuar një përvojë krejtësisht të qetë për shoferët që udhëtojnë në të. Por për të ndërtuar këtë mrekulli të botës moderne në mes të Francës, u deshën dy dekada për t’u planifikuar, përpara se të hapej dhe të ndryshonte hartën e Evropës.
Projekti kushtoi 400 milionë euro dhe u financua nga Eiffage, një kompani private ndërtimi. Për ndërtimin e urës u përdorën 290 000 tonë çelik dhe beton dhe rreth 600 ndërtues punuan në të. Njerëzit fillimisht menduan se një projekt i tillë do të dëmtonte mjedisin, por mbi të gjitha do të largonte turistët. Faktikisht, vizitorët u shtuan dhe vetëm në vitin e parë, 10 000 makina ndalonin çdo fundjavë për të admiruar pamjen. Papritur, kalimi nga veriu në jug të Francës dhe nga Evropa veriore në Spanjë (ose anasjelltas), falë kësaj ure, lehtësoi udhëtimet ndjeshëm.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co