Bota

Çështja “Xhaçka”, tërhiqet mazhoranca! Mandati shkon në Kushtetuese! Çfarë ndodhi dje në Këshillin e Legjislacionit

ceshtja xhacka terhiqet mazhoranca mandati shkon ne kushtetuese cfare ndodhi dje ne keshillin e legjislacionit





































VALENTINA MADANI/ Mazhoranca duket se është tërhequr nga qëndrimi i saj i prerë për të mos ta çuar në Gjykatën Kushtetuese shqyrtimin e mandatit të koleges së tyre, Olta Xhaçka.

keshilli i legjislacionit

Në seancën e datës 12 shtator do të futet në rendin e ditës shqyrtimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese për mandatin e Olta Xhaçkës. Edhe pse mes debateve të ashpra mes dy palëve, deputetët e PS-së u dakordësuar mbi pikën kryesore që në seancën e parë të Kuvendit të Shqipërisë të shqyrtohet mocioni mbi mandatin e Olta Xhaçkës, bazuar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Por ajo që ata kundërshtuan është propozimi i opozitës, lidhur me hartimin e një raporti.

“Në seancën e datës 12 shtator 2024 u vendos që do jetë pjesë e rendit të ditës edhe shqyrtimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese. I kujtoj administratës përgatitjen për tri vendimet e tjera të zbatimit të GJK, ligji për tatimin për profesionet e lira, ligji për ndryshimet antikushtetuese në rregulloren e kuvendit dhe ligjin për komisionet hetimore. Administrata brenda datës 5 shtator duhet të njoftojë kryetaren e Kuvendit”, – tha Çupi.

Mazhoranca në Këshillin e Legjislacionit ranë dakord më propozimin e PD që projektvendimi për mandatin e Olta Xhaçkës të kalojë për shqyrtim në seancën e ardhshme plenare. Duke iu referuar vendimit të Gjykatës Kushtetuese, deputetja e PS, Klotilda Bushka, bëri të ditur se Partia Socialiste është tërhequr nga kërkimi i opinionit në Komisionin e Venecias, duke ia lënë kështu vendimin seancës së ardhshme plenare, parimisht atë të dy shtatorit.

“Nisur nga arsyetimi dhe duke qenë se në vendimin e vet GJK ka urdhëruar Kuvendin të dërgojë mocionin përkatës, ky këshill duhet t’i propozojë kryetares së Kuvendit ta përfshijë këtë projektvendim në rendin e seancës më të afërt. Në lidhje me këtë çështje ne mendojmë që arsyetim i vendimit është vetë vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Ne biem dakord me konkluzionin tuaj, por mendojmë se nuk ka nevojë për një raport të arsyetuar, përveçse këtë rekomandim për kryetaren e Kuvendit, e cila më pas vepron duke dërguar projekt vendimin. Arsyetimi ynë është vendimi i GJK. Thënë këtë, sa i takon konkluzionit, propozimi ynë është që projektvendimi i Gjykatës Kushtetuese t’i kalohet seancës plenare më të afërt në Kuvend”, – deklaroi Bushka.

DRAFTI DHE MOCIONI

Këshilli i Legjislacionit si organ këshillimor përgatiti një draftraport, ku renditen 4 hapat që duhet të ndërmerren për zbatimin e vendimit. Kryetarja e Kuvendi duhet të përfshijë në seancën më të parë plenare për vendimmarrje nga Kuvendi projektvendimin “Për dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mocionit të jo më pak se 1/10 së deputetëve për konstatimin e papajtueshmërisë së mandatit të deputetes znj. Olta Xhaçka”.

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, theksoi se brenda javës që vjen mocion për mandatin e Olta Xhaçkës duhet të dërgohet në Gjykatë Kushtetuese, që siç tha ai, duhet të shqyrtohet në themel. Në mbledhjen e Këshillit të Legjislacionit, Bardhi përgëzoi mazhorancën që ka reflektuar për zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Bardhi tha se Kuvendi është i detyruar edhe në dispozitivin e Gjykatës Kushtetuese, që të detyrojë Parlamentin të sjellë mocionin që të ushtrojë detyrimet kushtetuese.

“GJK në vendimin 55 të vitit 2024 ka konstatuar se një mazhorancë ka vënë në diskutim fuqinë detyruese të vendimeve të GJK. Në rastin konkret, me vendimin 1 të 2023, GJK ka dhënë identik të njëjtin vendim, por me një vendimmarrje politike të paprecedentë në historinë e Kuvendit ju shpallët pavarësinë ndaj vendimeve të GJK. Unë uroj që në këtë pjesë të mbetur të legjislaturës uroj që të merrni sa më pak vendime antikushtetuese. Të gjitha veprimet që shkojnë kundër bashkëjetesës në Kuvend. E vërteta është që kjo çështje ka nisur diskutimin në qershor 2022. Jemi më shumë se dy vite me vonesë për të zbatuar një dispozitë të Kuvendit. Kolegia juaj është kapur në flagrancë përmes përfitimit të pasurive publike. Kjo përben një shkelje të rëndë të Kushtetutës që duhet të shqyrtohet në themel nga GJK. Ju po i jepni mesazhin më të gabuar drejtësisë se nëse merr vendime pa leje nga Edi Rama, ato nuk do të zbatohen. Këtë keni bërë deri më sot. Në frymën e reflektimit tuaj që vendimet e GJK zbatohen, rruga e vetme që Kuvendi të zbatohet janë 4 rekomandimet që i paraqesim kryetares së Kuvendit. Keni detyrimin për të votuar pro vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe ne duhet të dërgojmë brenda javës që vjen në Gjykatën Kushtetuese mocionin e 1/ 10. Gjykata ta shqyrtojë në themel çështjen dhe të vlerësojë nëse është apo jo në papajtueshmëri”, – tha Bardhi.

RAPORTI I PD-SË NË KËSHILL, 4 PIKAT E DRAFTRAPORTIT

1. Kryetarja e Kuvendit duhet të përfshijë në seancën më të parë plenare për vendimmarrje nga Kuvendi projektvendimin “Për dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mocionit të jo më pak se 1/10 së deputetëve për konstatimin e papajtueshmërisë së mandatit të deputetes znj. Olta Xhaçka”.

2. Kryetarja e Kuvendit duhet të informojë Kuvendin se duhet të vendosë dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mocionit për papajtueshmërinë e mandatit të deputetes Olta Xhaçka, pa vonesa, për t’i hapur rrugë ushtrimit nga gjykata të kompetencave të saj kushtetuese.

3. Kryetarja e Kuvendit duhet të informojë deputetët e Kuvendit të Shqipërisë se në këtë rast kanë detyrimin për të zbatuar Kushtetutën dhe ligjin, që detyrojnë vetëm votimin “Po” projektvendimit “Për dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mocionit të jo më pak se 1/10 së deputetëve për konstatimin e papajtueshmërisë së mandatit të deputetes znj. Olta Xhaçka”, për shkak se deputetët e Kuvendit të Shqipërisë duhet të ekzekutojnë një detyrim konkret të lindur prej një vendimi të Gjykatës Kushtetuese.

4. Kryetarja e Kuvendit duhet të informojë Kuvendin për konstatimet dhe rekomandimet e dhëna në këtë opinion këshillimor nga anëtarët e Këshillit për Legjislacionin./Gazeta Panorama

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts