Bota

DigitAlb nis sezonin e ri televiziv me ulje të jashtëzakonshme çmimesh deri në 40%

digitalb nis sezonin e ri televiziv me ulje te jashtezakonshme cmimesh deri ne 40





































DigitAlb hap siparin e një sezoni të ri televiziv, duke sjellë për abonentët një ofertë speciale me ulje çmimesh deri në 40% për abonimet 12-mujore. Deri më 31 gusht, të gjithë abonentët kanë mundësinë të përfitojnë nga kjo ofertë ekskluzive, që përfshin paketat më të kërkuara të platformës.

digitalb

Pasioni për sportin vjen edhe më i fortë këtë sezon, me transmetimin e kampionateve më të mëdha të futbollit, si Premier League, La Liga, Bundesliga, Ligue 1, UEFA Europa League, UEFA Conference League, etj. Risi këtë vit është përfshirja e kampionatit turk, i cili sjell në fushë lojtarë të spikatur të Kombëtares së Shqipërisë. SuperSport premton një kalendar të pasur me ndeshje dhe spektakël sportiv, duke ofruar një sezon të jashtëzakonshëm për të gjithë dashamirësit e futbollit dhe jo vetëm.

Kombëtarja e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës do të na sjellin emocionet e Ligës së Kombeve dhe kualifikueseve për në Kampionatin Botëror, ndërsa nuk do të mungojnë dhe kombëtaret më elitare në përballjet e titanëve në kompeticionet e UEFA-s dhe FIFA-s. Padiskutim publiku shqiptar do të ketë mundësinë për të ndjekur eventet më të mëdhenj të tenisit, sfidat e UFC-së, përballjet e boksit të yjeve kuqezi e shumë evenimente të tjera.

Përtej sportit, DigitAlb vazhdon të jetë lider në argëtim, me një programacion të pasur që përfshin filmat më të rinj dhe ekskluzivë, serialet më të ndjekura dhe dokumentarët më cilësorë. Për më tepër, rikthimi i shumëpritur i “Big Brother VIP” do të garantojë një tjetër sezon plot emocione dhe argëtim të vazhdueshëm.

Prandaj mos humbisni mundësinë për të përjetuar një sezon televiziv të pasur dhe emocionues me çmime fantastike. Vizitoni dyqanet dhe pikat zyrtare të DigitAlb ose abonohuni online në digitalb.al për të përfituar deri më 31 Gusht.

digitalb2

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts