Bota Sport

I dha fitoren Barcelonës, Dani Olmo flet pas debutimit: Mezi e kam pritur këtë ditë

i dha fitoren barcelones dani olmo flet pas debutimit mezi e kam pritur kete dite





































Barcelona ka bërë të pamundurën për ta pasur në fushë Dani Olmon dhe arsyeja është e thjeshtë.

44be5bd0-64bc-11ef-b43e-6916dcba5cbf

Mesfushori i kombëtares spanjolle është një lojtar që mund të ndryshojë fatin e një takimi. Konfirmimi nuk ka vonuar. Vetëm 45 minuta lojë në Vajekas dhe ai ka treguar se Barça ka bërë mjaft mirë që ka paguar 55 milionë euro për të.

Në debutimin e tij me fanellën blaugrana, Dani Olmo ka bërë një paraqitje mbresëlënëse, duke shënuar dhe golin e përmbysjes 1-2, në një ndeshje që kishte nisur keq për skuadrën e drejtuar nga Flik. Jo më kot, në fund të takimit ai është shpallur lojtari më i mirë. Fill pas takimit ai ka folur për mikrofonët e “DAZN”, duke nënvizuar kënaqësinë e këtij momenti.

“E kam pritur shumë ditë këtë moment, që kur mbërrita. E prisja me padurim ndeshjen e parë, debutimin dhe sa më mirë që ka ardhur me gol. Kishin kaluar disa vite që nuk kishim fituar këtu, kështu që jemi të lumtur”, tha ai.

Më tej Olmo kashtuar: “U ndjeva shumë mirë, me të vërtetë eprisja me padurim, u ndjeva shumë mirë fizikisht, gati për të luajtur dhe shumë i lumtur që kam bërëdebutimin tim dhe kam ndihmuar ekipin me njëgol. Por natyrisht më shumë rëndësi ka fitorja”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts