Shqiperia

Kanosi me mjet prerës bashkëshorten dhe vajzën, arrestohet 41-vjeçari në Vaun e Dejës

kanosi me mjet preres bashkeshorten dhe vajzen arrestohet 41 vjecari ne vaun e dejes
kanosi me mjet preres bashkeshorten dhe vajzen arrestohet 41 vjecari ne vaun e dejes

Policia në Vaun e Dejës ka arrestuar një 41-vjeçar, banues në Nënshat, pasi ka kallëzuar bashkëshortja e tij, se ai ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj dhe vajzës së tyre dhe i ka kanosur ato, me mjet prerës për motive të dobëta.

Mësohet se burri ka kanosur bashkëshorten dhe vajzën e tij me një flesibël.

“Ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij dhe vajzës së tyre dhe i kanosi ato, me mjet prerës, vihet në pranga 41-vjeçari.

Komisariati i Policisë Vau i Dejës arrestoi shtetasin E. P., 41 vjeç, banues në fshatin Nënshat, pasi ka kallëzuar bashkëshortja e tij, se ai ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj dhe vajzës së tyre dhe i ka kanosur ato, me mjet prerës (fresibël), për motive të dobëta”, njofton policia.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts