Mbetjet toksike/ “Transporti ka nisur në 1998”, Balluku “lan duart” nga përgjegjësia, ia hedh fajin mediave: Ishte procedurë normale deri kur mori këto përmasa

mbetjet toksike transporti ka nisur ne 1998 balluku lan duart nga pergjegjesia ia hedh fajin mediave ishte procedure normale deri kur mori keto permasa
mbetjet toksike transporti ka nisur ne 1998 balluku lan duart nga pergjegjesia ia hedh fajin mediave ishte procedure normale deri kur mori keto permasa

Në fund të mbledhjes së qeverisë, zv/kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, foli mes të tjerash edhe në lidhje me transportin e mbetjeve të rrezikshme, nga Shqipëria në drejtim të vendeve të tjera pritëse.

Ajo hoqi përgjegjësinë nga vetja dhe institucioni që drejton, duke u shprehur se transporti i këtyre mbetjeve në vendin tonë ndodh që nga vitin 1998.

Balluku ka “fajësuar” mediat, se një gjë e tillë mori të tilla përmasa vetëm si pasojë e vëmendjes që iu kushtua në media.

“Çështje delikate që e konsideroj shumë të komplikuar nga ana juridike dhe procedurale. Po preket imazhi i Shqipërisë, të presim vendimet nga proceset që kanë nisur. Çështja tani ka marrë emrin “Porti i Durrësit”, që është komplet e ndryshme nga çështja e mbetjeve të rrezikshme. Kjo sepse kam vënë re që përfshihet Ministria e Infrastrukturës e energjisë Autoriteti Portual i Durrësit apo ministri të tjera.

[embedded content]

Regjimi i transportit të mbetjeve të rrezikshme ka nisur në 1998. Ka një protokoll të vendosur për të cilin Ministria e Mjedisit dhe Turizmit e ka bërë me dije të gjithë mediave që kanë pasur interes për këtë çështje. Nuk është asgjë e re. Ka eksport dhe tranzitim të mbetjeve të rrezikshme. Ishte një procedurë normale deri në momentin që mori këtë vëmendje mediatike.

Janë procesuar nga koncesionari i huaj. Qeveria dhe institucionet janë angazhuar në bashkëpunim me Olaf, kërkoj që secili prej jush t’i japë kohën e duhur drejtësisë. Të mos kthejmë një çështje të tillë procedurale në një çështje kombëtare e ndërkombëtare që godet Shqipërinë në periudhën e saj më të mirë të sezonit turistik“, tha ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →