Bota Sport

Kapiteni i Bajernit, i sinqertë: Kënaqemi edhe vetëm me Bundesligën

kapiteni i bajernit i sinqerte kenaqemi edhe vetem me bundesligen




































Pas sezonit të parë pa titull që nga viti 2012, Bajerni dëshiron të sulmojë sërish këtë vit. Edhe portieri Manuel Neuer e sheh kështu: Në sezonin e ri, 38-vjeçari kërkon që të paktën titulli kampion t’i rikthehet klubit më të titullar në tokën gjermane. Këtë e tha portieri në një intervistë për “Kicker”.nojerKur u pyet nëse skuadra është mjaft e mirë për qëllimet ambicioze rreth titullit, ndërsa Nojer u përgjigj: “Fakti që Josip Stanisiç u lëndua nuk na shkon përshtat pas largimit të Nusair Mazraoui. Megjithatë, mendoj se ekipi ynë është më shumë se konkurrues. Po e nisim sezonin që të paktën të bëhemi kampionë të Gjermanisë”.

Kontrata e kapitenit në Mynih është vetëm deri në verën e vitit 2025. Kjo mund të shënojë vitin e fundit të ish-portierit botëror në Bajernin. Ndonëse, nëse sezoni shkon mirë, 38- vjeçari nuk pret të largohet nga Bavaria: “Nëse do të kemi njësezon të suksesshëm me ekipine ri të trajnerëve dhe me vrull të ri, kjo do të thotë se do tëjetë kënaqësi edhe për mua.Dhe nëse po argëtohem,atëherë patjetër do të vazhdojë”, shpjegoi portieri. Prandaj është mjaft e mundshme që Nojer të vijoi sërish kontratën e tij që skadon në fundtë sezonit. Kjo do të përshtatej me planet e Bajernit në atë qëata zgjatën kontratën e Aleksander Nybel në prill deri në2029 dhe në të njëjtën kohëvendosën ta huazonin 27-vjeçarin te Shtutgart deri në vitin 2026.

Nojer ka 13 vjet qëruan portën e bavarezëve. Nëverën e vitit 2011, ai u transferua nga klubi i tij i të rinjveShalke 04 në kampin e rekordmenëve gjermane për 30 milionë euro dhe menjëherë u bënumri “1” i padiskutueshëm.Që atëherë, portieri ka dhënënjë kontribut të rëndësishëm nësukseset e Bajern Mynih brenda dhe jashtë Gjermanisë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts