Bota

Përplasen dy makina në Lezhë, pëson dëmtime drejtuesja e njërit prej tyre dhe një pasagjere

perplasen dy makina ne lezhe peson demtime drejtuesja e njerit prej tyre dhe nje pasagjere





































Një aksident ka ndodhur sot në aksin rrugor “Lezhë-Rrilë”, ku një automjet me drejtuese një 36-vjeçare është përplasur me një mjet që drejtohen nga një shtetas çek.

auto_aksidentt-policia1565541255-590x354-1

Nga aksidenti ka mbetur e lënduar 36-vjeçarja dhe pasagjerja që ndodhej në makinën e saj. Ato ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Ka nisur puna për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 14:00, në aksin rrugor “Lezhë-Rrilë”, automjeti me drejtuese shtetasen E. Gj., 36 vjeçe, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin çek L. F., 67 vjeç. Si pasojë janë dëmtuar shtetasja E. Gj. dhe 1 pasagjere në automjetin që drejtonte 36-vjeçarja, të cilat janë në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts