I dënuar me burg për plagosje të rëndë me dashje, arrestohet në Gjermani me qëllim ekstradimin, Erland Krasniqi

i denuar me burg per plagosje te rende me dashje arrestohet ne gjermani me qellim ekstradimin erland krasniqi





































Është arrestuar në Gjermani me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë, shtetasi Erland Krasniqi, 25 vjeç.

121212123312

I riu ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjykata e Durrësit, pasi ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “arrest në burg” për veprën penale “plagosje të rëndë me dashje” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.

Kujtojmë që  më 15.05.2024 në Durres tek “Rrethrrotullimi i Plepave” , Erland Krasniqi, pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri shtetasin  Renato Bajraktari.,  duke e plagosur atë.

Njoftimi:

Me datë 26.08.2024, Interpol Wiesbaden/Gjermani, informon se shtetasi Erland Krasniqi, i biri e Astrit dhe Florina lindur më 13.08.1999, në Kavajë, është arrestuar me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.

Erland Krasniqi, i biri e Astrit dhe Florina lindur më 13.08.1999, në Kavajë, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, me vendimin Nr.330 Datë: 25.05.2024, ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest me burg”, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve dhe e municioneve luftarake parashikuar nga neni 88/1 dhe 278/1 të Kodit Penal.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →