Në një takim të rëndësishëm mbajtur sot në Tiranë, Nancy VanHorn, E Ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, u takua me Drejtuesin e SPAK-ut, Altin Dumani, dhe Drejtuesin e Seksionit Kundër Korrupsionit në SPAK, Klodjan Braho.
VanHorn shprehu admirim të thellë për angazhimin dhe dedikimin e SPAK-ut në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë në Shqipëri.
“E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua sot me Drejtuesin e SPAK-ut Altin Dumani dhe Drejtuesin e Seksionit Kundër Korrupsionit në SPAK, Klodjan Braho, të cilët janë të përkushtuar në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë në Shqipëri. Znj. VanHorn shprehu admirimin e Shteteve të Bashkuara për përpjekjet e palodhura të SPAK-ut dhe i nxiti ata të vazhdojnë punën e tyre të guximshme dhe të udhëhequr nga integriteti. Ajo theksoi se SPAK dhe institucionet e pavarura të Shqipërisë kanë mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara në misionin e tyre për popullin shqiptar, duke shtruar rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE”, shkroi ambasada e SHBA në Facebook.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co