Ish-banorja e Big Brother Vip Kosova 2, Edona James, ka ndarë së fundmi detaje për edicionin e tretë të këtij programi, ku dhe ka zbuluar emrat e dy konkurrentëve që mund t’i bashkohen garës.
Sipas burimeve të saj, Edona tregoi në një intervistë për “Onima” se dy konkurrentë tashmë janë 100% të konfirmuar dhe kanë nënshkruar kontratën për të qenë pjesë e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova.
Këta dy emra janë ish-konkurrenti i programit “Përputhen,” Bashkim Sahiti, dhe influencuesja dhe prezantuesja Zojë Nushi.
Bashkim Sahiti, i cili u bë i njohur për pjesëmarrjen e tij në “Përputhen”, ka krijuar një përvojë të gjerë në botën e televizionit, ndërsa Zojë Nushi, një influencuese e njohur dhe prezantuese, ka një numër të madh ndjekësish në rrjetet sociale dhe është e njohur për intervistat ‘vox-pop’ që realizon nëpër vende të ndryshme të Kosovës.
Kujtojmë se Edona James vitin e kaluar ishte pa dyshim një prej banoreve më të përfolura dhe të suksesshme të edicionit të dytë.
Ajo arriti deri në finale ku u rendit e katërta, gjersa fitues u shpall ish-futbollisti Lumbardh Salihu.
Sipas mediave në Kosovë, edicioni i tretë i Big Brother VIP Kosova pritet të fillojë në tetor.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co