Bota Sport

VIDEO/ Lukaku zbarkon te skuadra e re, shikoni çfarë pritje i bëjnë sulmuesit belg

video lukaku zbarkon te skuadra e re shikoni cfare pritje i bejne sulmuesit belg





































Romelu Lukaku është rikthyer në Itali, kësaj radhe për një aventurë të re me Napolin. Mes klubit italian dhe Çelsit është gjetur më në fund gjuha e përbashkët, teksa shtatlarti belg ka zbarkuar në qytetin italian për të kryer testet mjekësore dhe për t’u bashkuar më pas me ekipin e Kontes. 

LUKAKU

Pas Interit dhe Romës, Napoli është skuadra e tretë italiane për Lukakun, i cili është pritur si hero nga tifozët e tij të rinj. 

Në videot e publikuar në rrjetet sociale, shikohen tifozët napolitanë të ekzaltuar për mbërritjen e Lukakut, i cili duket se do të jetë benjamini i ri.  

Vlen të theksohet fakti, se disa sezone më parë, te Interi, nën drejtimin e Kontes, Lukaku arriti të shndërrohej në një futbollist mjaft të rëndësishëm për skuadrën, teksa pritet të shihet nëse do të ndodhë e njëjta gjë edhe me Napolin. 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts