Hezbollah mbeti i befasuar 3 ditë më parë, teksa kishte planifikuar një mega-sulm ndaj Izraelit me të paktën 6 mijë raketa e dronë, por arriti të lëshonte vetëm 300 të tillë.
Por si u parandalua sulmi masiv ndaj Izraelit?
100 avionë luftarakë izraelitë shkatërruan vendet e nisjes së raketave dhe dronëve të organizatës terroriste Hezbollah vetëm pak sekonda para se të niste sulmi.
Sipas qarqeve izraelite të sigurisë, Hezbollahu dëshironte, ndër të tjera, të bombardonte një objekt të ndjeshëm pranë Tel Avivit. Kompleksi përmban, ndër të tjera, prona që i përkasin shërbimit sekret izraelit Mossad dhe njësisë “8200” të shërbimit të inteligjencës ushtarake.
Hezbollahu është deri tani milicia më e fuqishme në regjimin iranian dhe dominon pjesë të mëdha të politikës libaneze. Disa mijëra luftëtarë të stërvitur mirë dhe me përvojë janë nën komandën e saj.
Sipas vlerësimeve të ndryshme, arsenali i organizatës islamike është midis 150000 dhe 200000 armë me rreze të gjatë, duke përfshirë raketa artilerie, raketa mortajash, drone, raketa balistike dhe raketa të shumta me sisteme të sakta navigimi. Kjo i bën ata edhe më të rrezikshëm për Izraelin sesa Hamasi në Rripin e Gazës.
Ndërsa pjesa më e madhe e arsenalit të Hezbollahut për sulmin e planifikuar u shkatërrua nga sulmi parandalues izraelit, rreth 300 raketa artilerie të ridrejtuara dhe drone më të vegjël arritën ende në hapësirën ajrore izraelite në Izraelin verior.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co