Bota

Kishin humbur rrugën gjatë eksplorimit të natyrës në një zonë malore, policia i vjen në ndihmë dy turisteve çeke në Himarë

kishin humbur rrugen gjate eksplorimit te natyres ne nje zone malore policia i vjen ne ndihme dy turisteve ceke ne himare





































Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë i kanë ardhur në ndihmë dy turisteve çeke, të cilat kishin humbur rrugën teksa po eksploronin natyrën në një zonë malore në fshatin Nivicë.

hhhhh

Pas marrjes së njoftimit, policia arriti të lokalizonte turistet pas disa orësh për shkak të terrenit të vështirë malor, në gjendje të mirë shëndetësore.

Njoftimi i policisë:

Himarë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë iu erdhën në ndihmë dy turisteve çeke, të cilat kishin humbur rrugën gjatë eksplorimit të natyrës në një zonë malore mbi fshatin Nivicë.

Sot, rreth pasdites, pas marrjes së njoftimit se dy shtetase çeke kishin humbur rrugën në vendin e quajtur “Kërkëz,” në një zonë malore dhe me terren të vështirë, shërbimet e Policisë Himarë organizuan menjëherë punën për t’i ndihmuar.

Pas disa orësh kërkimi, për shkak të terrenit të vështirë dhe distancës së madhe nga zona e arritshme me automjete, policia arriti të lokalizojë turistet, të cilat ndodheshin në gjendje të mirë shëndetësore. 👮‍♀️⛰️

Policia e Vlorës është e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve dhe vizitorëve dhe i fton ata që, për çdo problematikë që mund të hasin, të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts