Bota Sport

Trajner serb në stolin e Partizanit, “shpërthejnë” tifozët në rrjet

trajner serb ne stolin e partizanit shperthejne tifozet ne rrjet





































Të hënën Partizani zyrtarizoi emërimin e Aleksandar Veselinoviç në krye të stolit të skuadrës së parë. Klubi i kuq njoftoi përmes një postimi në profilet zyrtare në rrjetet sociale.

ABI

Fakti se trajner i ri është një serb, nuk është pritur mirë nga një pjesë e tifozëve të kuq, por edhe nga tifozë kosovarë apo të skuadrave të tjera në vendin tonë.

Si asnjëherë tjetër, veçanërisht në “Facebook”, kanë vërshuar komentet kundër këtij vendimi, që sipas tyre është antikombëtar.

Vetëm në “Facebook” janë regjistruar afro 800 komente. Veselinoviç është trajneri i parë serb i Partizanit, por jo i pari që vjen në Shqipëri. Trajneri i Skënderbeut, ishsulmuesi Raçiç e dhjetëra të tjerë janë apo kanë qenë pjesë e futbollit shqiptar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts