Bota

Magjeps burrat me rite magjike, kush është braziliania që vret partnerët

magjeps burrat me rite magjike kush eshte braziliania qe vret partneret
magjeps burrat me rite magjike kush eshte braziliania qe vret partneret

‘Parabiago mantis’, kështu u mbiquajt Adilma Pereira Carneiro, 49-vjeçarja braziliane e akuzuar për vrasjen e partnerit të saj Fabio Ravasio, ngjarje e ndodhur më 9 gusht pranë Milanos. Ajo u arrestua bashkë me 5 persona të tjerë, të afërm dhe miq.

Hetimet zbuluan se gruaja, e cila beson te Candomblé, një fe afro-braziliane, e cila bazohet te kulti i Orixa-s, në të cilat janë hyjnitë, kishte vrarë partnerin e saj.

Mes riteve magjike, barishteve mjekësore dhe praktikave okulte, Adilma dyshohet se ka komplotuar vrasjen e partnerit të saj 52-vjeçar. Por një hije shqetësuese rrotullohet rreth figurës së saj duke qenë se babai i fëmijës së saj të parë u vra në Brazil dhe burri i saj i parë vdiq në moshën 48-vjeçare.

Kush është Adilma Pereira Carneiro?

“Një grua me jetë të shumëfishta”, shkruan gjyqtari në urdhër-arrestin. Mjafton të thuhet se ajo ishte partnerja e Ravasios, gruaja e Trifone dhe e dashura e Ferrettit. Por le të shkojmë me radhë.

Duket se pas krimit fshihet një motiv ekonomik, një sigurim jete, përfituese e të cilit mund të jetë gruaja ose një trashëgimi e madhe prej 3 miliardë eurosh.

Sepse shtëpia që i kishin blerë prindërit e Fabios nuk i mjaftonte, ajo donte më shumë. Të dy nuk ishin të martuar, Adilma është ende e martuar ligjërisht me Marcello Trifone, një nga anëtarët e bandës që mori pjesë në vrasje.

Massimo Ferretti, i dashuri i Adilmës dhe Fabio Lavezzo janë përfshirë edhe në aksidentin e rremë ku Favio Ravasio humbi jetën teksa udhëtonte me biçikletë. Mes tyre edhe djali i gruas, i cili dyshohet se ka drejtuar Opelin që vrau Ravasio dhe i dashuri i ri 32-vjeçar i vajzës së Adilmës.

Fillimisht u duk se Ravasio ishte goditur nga një shofer i cili më pas u arratis. Megjithatë, shumë shpejt policia filloi të dallonte diçka të çuditshme në dinamikën e aksidentit. Menjëherë pas kësaj, plani vrasës doli nga përgjimet që Adilma Pereira Carneiro do të kryente më pas me mbështetjen e të afërmve dhe miqve.

Adilma Pereira Carneiro, e njohur si Dilma, është një braziliane 49-vjeçare. Ajo ka 9 fëmijë nga marrëdhënie të ndryshme. Ajo ka vetëm disa vite që jeton në Milano, ku u takua me Fabio Ravasio. Ajo ishte në telashe të mëdha me ligjin, siç shkruan Carmine Guarino në MilanoToday, pasi iu gjetën 12 kilogramë kokainë. Ajo tha se e donte partnerin e saj, por më pas brenda dy muajsh hartoi një plan për ta vrarë. Për ta bërë këtë ajo kërkoi ndihmën e 5 personave të afërt.

Mesa duket ajo di të bëjë magji te meshkujt. Disa vendosën të bashkëpunonin në vrasje, ndoshta të shtyrë nga frika e atyre riteve magjike që gruaja kreu.

I dashuri Ferretti u tha hetuesve se ai besonte “në ritet e saj magjike dhe kishte frikë”.

Në këmbim, gruaja, e cila me sa duket arriti të kishte një ndikim të fortë te njerëzit, do t’u kishte premtuar një apartament, por edhe një pjesë të trashëgimisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts