Autoritetet franceze i kanë ndaluar daljen nga Franca themeluesit të “Telegram”, Pavel Durov, pas ngritjes së një sërë akuzash ndaj tij për lejimin e aktivitetit të dyshuar kriminal në aplikacionin e tij të mesazheve.
Durov 39 vjeç, nuk është caktuar në paraburgim, por është vendosur nën mbikëqyrjen gjyqësore dhe duhet të paguajë 5 milion euro garanci.
Themeluesi i “Telegram”, me origjinë ruse, i cili është gjithashtu një shtetas francez, duhet të paraqitet në një stacion policie franceze dy herë në javë dhe nuk lejohet të largohet nga territori francez.
Ai u ndalua fillimisht pas mbërritjes në aeroportin Le Bourget në veri të Parisit të shtunën e kaluar, pasi dyshohet se platforma e tij po përdoret për materiale abuzimi seksual të fëmijëve, trafik droge dhe se Telegram refuzoi të ndajë informacione ose dokumente me hetuesit kur kërkohet nga ligji.
Në deklaratën e së mërkurës, prokurorët e Parisit thanë se Durov u vu nën hetim zyrtar mbi veprat e supozuara penale që përfshinin:
- Bashkëfajësi në administrimin e një platforme online për të mundësuar transaksione të paligjshme nga një bandë e organizuar
- Refuzimi për të komunikuar me autoritetet
- Bashkëfajësi në shpërndarjen kriminale të organizuar të imazheve seksuale të fëmijëve
Në Francë, vënia nën hetim formal nuk nënkupton fajësi ose domosdoshmërisht të rezultojë në një gjyq, por tregon se gjyqtarët konsiderojnë se ka mjaft çështje për të vazhduar një hetim.
Vetë Durov deri më tani nuk ka bërë komente publike për zhvillimet e fundit, por arrestimi i tij ka shkaktuar zemërim në Rusi, ku disa zyrtarë qeveritarë e quajtën atë të motivuar politikisht dhe provë të standardit të dyfishtë të Perëndimit për lirinë e fjalës.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co