Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku, priti sot në një takim pune zyrtarin e UEFA-s për licencimin, Stefano Antonioli.
Gjatë këtij takimi Sekretari Shulku dhe zyrtari i UEFA-s Antonioli diskutuan së bashku mbi procesin e licencimit dhe për gjashtë kriteret që janë një detyrim për klubet për të përfituar licencën për pjesëmarrje në kompeticionet e UEFA-s.
Zyrtari i UEFA-s, Stefano Antonioli vlerësoi punën e mirë të bërë nga FSHF për t’i ardhur në ndihmë klubeve me plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm për të përfituar licencën, si edhe faktin që dokumentacioni nga ana e klubeve është dërguar brenda afatit të caktuar.
Gjatë takimit, Sekretari Shulku shkëmbeu mendime me zyrtarin e UEFA-s mbi procesin e licencimit, si edhe e njohu atë me projektet e FSHF-së që kanë si qëllim zhvillimin e mëtejshëm të futbollit shqiptar.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co