Kosova

I dërguari i posaçëm i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor mbërrin në Kosovë! Sarraz takim me figurat politike

i derguari i posacem i gjermanise per ballkanin perendimor mberrin ne kosove sarraz takim me figurat politike

I dërguari i posaçëm i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, e ka nisur të enjten vizitën në Kosovë me një takim në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).



457394808_1016589453173118_1852331467236521518_n

Kryetari i kësaj partie opozitare në Kosovë, Memli Krasniqi, ka thënë se me zyrtarin gjerman kanë disktuuar për zhvillimin e fundit politike në Kosovë dhe më gjerë.

“Emisarin Sarrazin e njoftova se Partia Demokratike e Kosovës është angazhuar çdo ditë, në të gjitha nivelet e vendimmarrjes, të jap kontributin e saj të parezervë për ruajtjen e interesit të shtetit tone”, ka thënë Krasniqi përmes një postimi në Facebook.

Sarrazin do të zhvillojë takime edhe me figura tjera politike të Kosovës, para se të mbajë një konferencë për media në orën 18:00.

Ai është emëruar në postin e të dërguarit të posaçëm për Ballkanin Perëndimor në shkurt të vitit 2022. Që atëherë, ai ka zhvilluar një sërë vizitash në Kosovë dhe në vende të tjera të rajonit.

Sarrazin ka qenë për herë të fundit në Kosovë, në majin e këtij viti.

Në qershor ka qenë ne Serbi, ku është takuar me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, me të cilin ka biseduar për dialogun për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian./rel

Burimi informacionit @Gazeta Shqiptare Online: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts