Bota

Këshilltari amerikan për Sigurinë Kombëtare takohet me Presidentin kinez

keshilltari amerikan per sigurine kombetare takohet me presidentin kinez
keshilltari amerikan per sigurine kombetare takohet me presidentin kinez

Këshilltari amerikan për Sigurinë Kombëtare, Jake Sullivan u takua sot me Presidentin kinez Xi Jinping në Pekin, në përfundim të një vizite tre ditore që synonte lehtësimin e ndasive mes dy fuqive botërore para zgjedhjeve të nëntorit në Shtetet e Bashkuara.

Takimi synon ruajtjen e komunikimit dhe shamngien e dallimeve lidhur me Tajvanin dhe çështje të tjera që mund të thellojnë tensionet mes dy fuqive të mëdha.

Të dyja qeveritë janë të interesuara të ruajnë marrëdhënie normale, para ndryshimeve në Shtëpinë e Bardhë pas zgjedhjeve presidenciale të 5 nëntorit.

Zoti Sullivan tha se ai u dërgua në Pekin nga Presidenti Joe Biden për të “ruajtur komunikimin strategjik të nivelit të lartë që”, siç u shpreh ai “është thelbësor për menaxhimin me përgjegjësi të marrëdhënieve”.

Ai tha se që nga takimi i dy udhëheqësve nëntorin e kaluar, është bërë përparim i rëndësishëm sa i përket bashkëpunimit në fusha të ndryshme si lufta kundër narkotikëve, komunikimi ushtarak, siguria dhe rreziku nga inteligjenca artificiale.

“Jemi të përkushtuar të ruajmë diplomacinë e nivelit të lartë dhe deri në fund, Presidenti Biden pret që të angazhohet sërish me ju në javët e ardhshme”, tha zoti Sullivan.

Shtëpia e Bardhë tha dje se të dyja vendet po planifikojnë të realizojnë një telefonatë mes Presidentëve Biden dhe Xi në javët e ardhshme. Nuk u dha ndonjë sinjal nëse të dy udhëheqësit do të takohen personalisht para se zoti Biden të largohet nga Shtëpia e Bardhë.

Presidenti Xi tha se Kina dhe Shtetet e Bashkuara duhet të jenë përgjegjëse për historinë, njerëzit dhe botën dhe se duhet të jenë faktor stabiliteti për paqen dhe një helikë për zhvillimin e përbashkët.

“Angazhimi i Kinës për marrëdhënie të shëndetshme dhe të qëndrueshme mbetet i pandryshuar. Parimi për trajtimin e marrëdhënieve bazuar në respektin e dyanshëm, bashkëjetesën paqësore dhe bashkëpunimin në favor të të dyja palëve mbetet i pandryshuar”.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts