Bota Sport

Ende pa një ekip për sezonin, Rabio në “radarët” e Milanit

ende pa nje ekip per sezonin rabio ne radaret e milanit





































“La Gazzetta dello Sport” në edicionin e djeshëm është rikthyer të fliste për Adrien Rabio nga këndvështrimi i Milanit.rabioEnde një lojtar i lirë, mesfushori francez mund të jetë finalja e madhe e një merkatoje transferimesh që ka parë skuadrën kuqezi të forcohet me emra, por jo në fushë, të paktën për momentin, duke qenë se dy daljet e para të sezonit kanë qenë dështim.

Për këtë arsye, një goditje tillë mund të pasurojë grupin e Paulo Fonsekës me cilësi, përvojë dhe lidership, edhe pse pas këtij operacioni do të kishte dy pengesa mjaft të ndërlikuara për të kapërcyer.

E para ka të bëjë me pagën e Rabiosë, e cila në vitin e tij të fundit te Juventusi arriti në 7 milionë euro, shifër nga e cila as lojtari dhe as mamaja menaxhere Veronik nuk synojnë të shkëputen.

Pengesa e dytë, megjithatë, ka të bëjë me çështjen gjithmonë aktuale dhe delikate në lidhje me listat e Champions-it, me Milanin që duhet të shesë dikë (Benaser) për të liruar vendin e Rabio në skuadër.

SITUATA – Në ditët e fundit, 29-vjeçari ka shijuar pushimet dhe është shfaqur i pa shqetësuar nga sirenat e merkatos. Pavarësisht interesimit të klubeve si Reali i Madridit dhe Liverpuli, ai ende është pa skuadër dhe rrezikon të mbetet pa luajtur nëse nuk gjen një klub brenda 48 orëve të ardhshme.

Gjithashtu, e përditshmja italiane raporton se ai ka refuzuar çdo tentativë joshjeje nga klubet e Ligës Saudite.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts