“Unë thjesht doja ta qetësoja fëmijën dhe t’i lija rehat pasagjerët e tjerë”. Incident i pazakontë në ajër. Dy gra mbyllën një foshnjë që qante në tualetin e avionit, raporton BBC. Ngjarja ka ndezur debate të forta online në Kinë.
Incidenti u bë viral pasi një nga dy gratë postoi një video duke mbajtur vajzën brenda dhomës së tualitit gjatë fluturimit të “Juneyao Airlines” nga Guiyang në Shanghai.
Në postimin e saj, gruaja tha se po përpiqej të ndihmonte të tjerët në bord nga të qarat e foshnjes. Disa komentues e akuzuan atë për mungesë ndjeshmërie dhe “ngacmim” ndaj fëmijës, të tjerët mbrojtën veprimet e saj.
Linja ajrore më vonë tha se gjyshja e vajzës u kishte dhënë leje dy grave për ta “edukuar” të miturën.
(Balkanweb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co