Bota

Aksident i trefishtë në Përmet, lëndohen pjesëtarët e një familjeje franceze dhe polake

aksident i trefishte ne permet lendohen pjesetaret e nje familjeje franceze dhe polake




































Aksident i trefishtë automobilistik ka ndodhur në aksin nacional Ura e Leklit-Përmet.

565666

Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në afërsi të kthesës për në fshatin Kodër ku tre automjete janë përplasur me njëri-tjetrin si pasojë e lagështisë në rrugë.

Dy automjete kane qenë me turistë të huaj. Pjesëtarët e një familjeje franceze dhe pjesëtarët e një familje polake kanë ngelur të lënduar si pasojë e këtij aksidenti të trefishtë.

Nga rezultatet fillestare të hulumtuara nga policia rrugore, bëhet e ditur se automjeti tip Ford ka goditur automjetin tip Volksvagen e marre me qira nga familja franceze në Tiranë. E me pas ka përfunduar me përplasjen me automjetin tip Mercedez Benz drejtuar nga një banor i zonës.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar jo lehtë pjesëtaret e familjes franceze 3 fëmijë dhe nëna e tyre te cilët u dërguan me urgjence në drejtim të Spitalit Rajonal të Gjirokastrës si dhe pjesëtarë të familjes polake me gërvishtje të lehta.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts