Kosova

Makina godet për vdekje këmbësorin në Gjilan (Detajet)

makina godet per vdekje kembesorin ne gjilan detajet
makina godet per vdekje kembesorin ne gjilan detajet

Një person i moshës 36-vjeçare ka ndërruar jetë pasi është goditur nga një makinë në Velekincë të Gjilanit.

Ismet Hashani, zëdhënës i policisë rajonale të Gjilanit, ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur sot rreth orës 15:10, në dalje të fshatit Velekincë.

“Dyshohet se viktima, shtetas i Kosovës, rreth moshës 36-vjeç, duke trupuar rrugën, është goditur nga një veturë me tabela vendore. Mjeku kujdestar ka njoftuar se përkundër ndihmës së ofruar në Emergjencën rajonale në Gjilan, viktima ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të pësuara në aksident”, ka thënë ai, shkruajnë mediat e Kosovës.

Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar që drejtuesi i veturës të ndalet për 48 orë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts