Policia e Vlorës ka sqaruar aksidentin e ndodhur këtë mbrëmje në aksin rrugor Vlorë-Skela.
Efektivët e qytetit bregdetar shprehen se drejtuesi 27-vjeçar i motorit ka përplasur një 20-vjeçare dhe një të mitur, 10-vjeçare. Si pasojë, dy shtetaset kanë përfunduar në spital. Gjithashtu në spital, i lënduar ka përfunduar edhe i riu që ngiste motorin. Të gjithë janë jashtë rrezikut për jetën.
“Vlorë/Informacion paraprak
Rreth orës 21:45, në bulevardin “Ismail Qemali”, shtetasi E. R., 27 vjeç, duke drejtuar motomjetin, ka aksidentuar dy shtetase këmbësore, konkretisht shtetasen A. R., 20 vjeçe dhe një shtetase të mitur 10 vjeçe.
[embedded content]
Si pasojë e aksidentit, kanë mbetur të dëmtuar lehtë dy shtetaset së bashku me drejtuesin e motomjetit, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin”, njofton policia.
(Balkanweb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co